Lajme
Hyrja në BE do të bëhet me pagesë, 7 euro personi për zonën Shengen
Në një vendim të ri thuhet se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm, edhe britanikët dhe amerikanët që duan të hyjnë në hapësirën Schengen, qoftë edhe për pushime verën e ardhshme, do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh.
E gjitha kjo pagesë vjen për arsye se sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025.
Qytetarët e vendeve joanëtare të BE-së, përfshirë këtu edhe ata të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Kanadasë, do të duhet të plotësojnë, me një kosto saktësisht 7 euro, një formular për të kërkuar përjashtimin nga viza përpara se të hyjnë në Bashkimin Evropian. Këtu nuk bën pjesë vetëm Qipro dhe Irlanda që janë jashtë sistemit, por edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por ato janë në Shengen: pra në total 29 vende.
Po ashtu, Brukseli po zhvillon një sistem të ri të menaxhimit të kufijve dhe hyrjeve që siguron që sistemet kombëtare dhe evropiane të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.
Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të automatizojë kontrollet kufitare dhe do të regjistrojë në mënyrë dixhitale mbajtësit e vizave për qëndrim të shkurtër dhe udhëtarët e përjashtuar nga viza, sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm për një qëndrim të shkurtër (deri në 90 ditë në një total prej 180 ditësh).
Etias do të prezantojë një kërkesë të re udhëtimi për turistët, të cilët do të duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi duke plotësuar një formular online dhe duke paguar një tarifë prej 7 euro.
Autorizimi do të zgjasë tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj, cilado qoftë e para. Sistemi i ri pritet të miratohet në janar 2025, por do të ketë një “periudhë tranzicioni gjashtëmujor”.
Udhëtarët nën moshën 18 vjeç ose mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga pagesa e taksës.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











