Kultura
Hyjnesha… dhe Emrush Xhemajli në Lozanë
Natyrë e qetë: “Ksamili“, „Abstrakt“, portrete të gjalla: “Motra” e “Ëndërr e Blertë”… punuar me ngjyra uji e vaji ; u ekspozuan edhe në Lozanë këtë dimër nga piktori Emrush Xhemajli. Ai është aktiv që nga fëmijëria e gjer tani, dyzet vjet më pas.
Në hapje të ekspozitës ndër piktura të 1996-ës (natyrë e qetë “Appenzell“), “Rhein-a në Basel “ (2011), në mur u vunë edhe piktura të reja (2014) të cilat i kishte punuar me teknikë të paparë-me dhe të Kosovës, si: „Hyjnesha në fron” (simboli i Prishtinës) dhe „ Aleksandri i madh “.
Artistë, miq e artdashës zviceranë e shqiptarë ishin prezent në vernisazh, i hapur nga vet piktori.
Dhuntia që përplas ngjyrat me pasion përjetësohet në pëlhurë ; një shikim i thellë, dhe transmetohet fuqia e piktorit-artit, dhe përmbush zemrat. Këtë po e përcjell E. Xhemajli, pa pushuar së ekspozuari botën e tij-tonë artistike. Vitin e ardhshëm do të hapë ekspozitën në kantonin e Cyrihut në „Kronnen Galerie“ në maj 2016.
Përderisa ekspozita në Lausanne ende është e hapur, ajo mund të vizitohet gjer në pranverë të këtij viti në lokalet e “Beqaconsulting “ (Renens), nga e cila dhe po përkrahet.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











