Lajme
Hungaria, ‘vija të kuqe’ me Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi
Hungaria ka vendosur masa të reja kufizuese, në këto masa përfshihet ndalimi i hyrjes për të huajt nga disa shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi, të cilat i ka futur në listën e kuqe me rrezikshmëri të lartë nga përhapja e virusit.
Duke filluar nga dita e mërkurë, hungarezët që kthehen nga vendet e listës së verdhë dhe listës së kuqe do të jenë të detyruar të bëjnë kontrolle dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë, edhe nëse nuk janë të infektuar. I vetmi përjashtim do të bëhet për ata që dalin dy herë negativë në testin për koronavirus gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Të huajt që vijnë nga shtetet e vendosura në listën e kuqe, ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, nuk do të kenë të drejtë fare të hyjnë në territorin e Hungarisë, ndërsa të huajt që vijnë nga vendet e listës së verdhe do të përballen me të njëjtat kushte si hungarezët, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë Serbia, Bullgaria, Rumania, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Britania e Madhe janë vendosur në listën e verdhë, ndërsa udhëtimi nga Kroacia, që është destinacion i popullarizuar për pushime për hungarezët, tash për tash nuk ka kufizime. Megjithatë lista do të përditësohet rregullisht.
Sidoqoftë, nga këto kufizime do të jenë të përjashtuar personat që udhëtojnë transit, ata që transportojnë mallra dhe ata që udhëtojnë për qëllime biznesi. Megjithatë, autoritetet mund të kryejnë kontrolle shëndetësore edhe te këta persona.
Hungaria deri më tani i ka regjistruar 4,234 persona të infektuar me Covid-19 dhe 595 viktima.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













