CH-Ballkani
Hungaria, tela me gjemba edhe në kufirin me Kroacinë
Pasi që e ka “thurur gardhin” përgjatë gjithë kufirit me Serbinë, Hungaria të njëjtën gjë ka filluar ta bëjë edhe me kufirin që e ndan nga Kroacia. Refugjatët nga Siria dhe vendet tjera pas dështimit për të kaluar nga Serbia në Hungari dhe më tutje në perëndim, kanë zgjedhur Kroacinë si opcion të vetëm të mundshëm për të arritur në destinimin e tyre.
Por Hungaria nga frika se ata sërish edhe nga Kroacia do t`ia mësyjnë shtetit hungarez, kanë vendosur ta izolojnë edhe kufirin e gjatë që i ndan dy shtetet anëtare të BE-së.
500 ushtarë në natën në mes të të enjtes dhe të premtes kanë filluar të vendosin rrethojat me tela gjemborë, ka deklaruar vetë kryeministri hungarez Viktor Orban në një intervistë në radio.
Orban është ankuar për ndihmën siç ka thënë ai të mangët nga shtetet tjera të BE-së për t`u përballur me krizën e refugjatëve. “Siç po shihet ne nuk mund të shpresojmë më në askënd”, ka thënë ai. Budapesti zyrtar i ballafaquar me fluksin e madh të refugjatëve ka vendosur që edhe në një pjesë të kufirit me Rumaninë të vendosë mburojën prej telash me gjemba.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur











