Lajme
Humbja nuk zbeh tifozërinë ndaj Zvicrës
Të gjithë të pranishmit në Gjilan, përfshirë edhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri e përcillnin me brohoritje çdo lëvizje të “Xhuxhit Magjik” e Xhakës. Humbja nuk e zbeh tifozërinë ndaj Zvicrës
Humbja e kombëtares së Zvicrës ndaj asaj të Francës me rezultat 5:2, nuk ua ka zbehur dashurinë, që qytetarët në Gjilan dhe Kosovë kanë ndaj idhujve të tyre, Xherdan Shaqirit, Granit, Xhakës, Valon Behramit, e shqiptarëve të tjerë që po shkëlqejnë në Kampionatin Botëror të Futbollit “Brazili 20014”.
Lokalet e Gjilanit kanë qenë të mbushura plotë me tifozë të Zvicrës, ndërsa para Teatrit të Gjilanit, organizata zvicerane SDC me rastin e 15 vjetorit të investimeve në ujë, kishte vendosur një ekran gjigant, për ta transmetuar në ambient të hapur ndeshjen e shumë pritur, Zvicër-Francë.
Të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri e përcillnin me brohoritje çdo lëvizje të “Xhuxhit Magjik” e Xhakës.
Ndërsa, si rëndomtë, arbitri i ndeshjes nuk kaloi pa i hëngër qindra të shara, për ndëshkimin e kombëtares së Zvicrës me një penallti në pjesën e parë. Ndërsa gjithë të pranishmit kanë brohoritur me ole, kur Granit Xhaka shënoi një gol, që doli të ishte nga pozicioni jashtë lojës.
“Thjeshtë, arbitri po i ndëshkon të dobëtit, në këtë rast Zvicrën…turp për këtë gjyqtar që është shpallë më i miri në Evropë”, kështu tha për Albinfo. ch, Shefqeti Sh, një nga tifozët e Zvicrës pas vendimit për 11 metërsh.
“Por, si do që të përfundoj kjo ndeshje, ne ndihemi krenarë që kemi një plejadë yjesh që po shkëlqejnë në Brazil”, tha më tej ai.
Edhe Alban Haliti nga Gjilani ndihet krenar me kombëtaren e Zvicrës.
“Xherdani është ylli. Është thjeshtë magjistar i futbollit, mirëpo Franca është ekip i madh që ka fituar edhe Kupën e Botës, prandaj nuk është turp të humbasësh lojën ndaj këtij ekipi, ku shumica e lojtarëve francez luajnë nëpër ekipet më me renome në Evropë. Fundi i fundit edhe Spanja humbi 5-1 ndaj Holandës”, deklaroi ai.
Të paktën ky ishte një ngushëllim për të gjithë të pranishmit para Tetarit të Gjilanit.
Albani tha se ka shumë besim që ky ekip i Zvicrës do ta kaloj fazën e grupeve, duke shpresuar se do të fitoj bindshëm ndaj Hondurasit.
“Ne gati kurrë nuk kemi pasur futbollistë që kanë luajtur në kampionat botëror. Ka qenë dikur Fadil Vokrri në ish-Jugosllavi një gjeni i futbollit, por ishte shqiptar dhe nuk e thirrën në kampionat. Ndërsa tashmë kemi një skuadër të tërë që luajnë atje”, deklaroi Haliti, sipas të cilit, nuk ka shqiptar që nuk ndihet krenar me lojtarët e Zvicrës.
Ndërsa një djalë që mbante fanellën e Xhakës, Ylberi nuk hezitoi t’i jep komplimente edhe përzgjedhësit helvetik, Hitzfedit.
“Senderos-i ishte zhgënjim, ndërsa Blerim Xhemajli me atë tomahok, përveë që na zbardhu fytyrën, dëshmoi se është lojtar fenomenal. Besoj që ai do të jetë titullarë në ndeshjen vendimtar kundër Hondurasit”, shpreson ai.
Në këtë ndeshje, siç e komentonte Ylberi, Zvicra u dezorientua sidomos pas golit të dytë.
“Megjithatë shpresojmë se Zvicra do ta kaloj fazën e grupeve dhe më pas duke u radhitur në vendin e dytë në grup, të ndeshet me Argjentinën e Leo Mesit. Aty do të shkëlqejnë dy “xhuxhë” Mesi e Shaqa”, shpreson Ylberi, duke e adhuruar megjithatë më shumë Xhakën.
“A Xhaka është patriot. Ai është shqiptar i vërtetë, prandaj e dua”, deklaroi Ylberi.
Por, me të rënë tempoja e lojës, ra edhe shikueshmëria para Tetarit në Gjilan, ndërsa në lokalet “Papaku”, “Çadra” dhe lokalet tjera në Gjilan ka vazhduar atmosfera deri në orët e vona.
Ndryshe, Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) në 15 vjetorin e investimeve në Kosovës në ujësjellës, ka organizuar transmetim në objektin e hapur, të ndeshjes Zvicër-Francë. Transmetimi është mundësuar në tri qytetet kosovare, në Prishtinë në Ferizaj dhe në Gjilan.
“Në Gjilan është bërë inaugurimi i një projekti të financuar nga SECO, i cili ka mbështetur Komunën e Gjilanit dhe Ferizajit në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes. Aktiviteti i fundit është transmetimi në ambient të hapur të ndeshjes së botërorit Zvicër-Francë. Ky aktivitet është organizuar në Gjilan dhe Ferizaj, si dy qytetet qe kanë përfituar nga projekti që është inauguruar në mëngjes si dhe në Prishtine si kryeqyteti i Kosovës”, deklaroi për Albinfo.ch, Merita Stavileci, zyrtare në Zyrën Zvicerane për Zhvillim.
Sipas Stavilecit, edhe njëra nga arsyeje pse SDC ka mbështetur transmetimin e lojës ka qenë fakti se ekipi zviceran mbështetët shumë në lojën e futbollistëve kosovarë.
Edhe në vitin 2010, Zvicra ka mbështetur transmetimin në ambient të hapur të të gjitha ndeshjeve të botërorit në Prishtinë, tek platoja e Pallatit të Rinisë. Ndryshe mbrëmë në Gjilan kanë qenë të pranishëm edhe disa gazetarë nga mediet zvicerane.
(A.H & M.SH)
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










