Shqipëria
Humbin në kanionet e Gjipesë, policia ndihmon turistët gjermanë (VIDEO)
Tre turistë gjermanë kanë kërkuar ndihmë mbrëmjen e djeshme në zonën e Gjipesë, afër fshatit Vuno, përcjell albinfo.ch,
Turistët gjermanë, të cilët kanë qenë duke e eksploruar zonën, kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kishin humbur në kanionet e zonës së Gjipesë.
Menjëherë janë angazhuar forcat e Komisariatit të Himarës, të mbështetura nga FNSH-ja, e cila është instaluar në atë zonë, shkruan Top Channel.
Pas një kërkimi prej disa orësh, turistët gjermanë janë gjetur në kanionet e kësaj zone, në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë e Shtetit.
Nuk është hera e parë që turistët e huaj, të cilët eksplorojnë zonat e thella të Vlorës, të humbin kontaktet dhe rrugën.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










