Shqipëria
Humbi gruan, vajzën dhe mbesën: Ajeti rrëfen tragjedinë
Tërmeti i 26 nëntorit mori 52 jetë dhe shkaktoi një dhimbje të madhe te shumë shqiptarë.
Një prej tyre ishte edhe Ajet Meçja, të cilit tërmeti i mori vajzën, mbesën dhe gruan.
Një tragjedi e rëndë, të cilën ai ka vendosur ta rrëfejë ditën e sotme.
Në takimin me kryeministrin, Ajeti rrëfeu se si vajzat më të dashura të jetës u gjetën në gërmadhat e godinës gjashtë katëshe në Durrës.
“Pas tërmetit të parë, vajza tha, babi të vij të fle te shtëpia jote. Unë me idenë që tërmeti i parë është më i forti, i thashë të vinin. Unë fjeta në një dhomë të vogël, vajza me mbesën në dhomën tonë, ndërsa gruaja fjeti në kuzhinë.
Në orën 4 të mëngjesit ra tërmeti i fortë. E kam dëgjuar që ulërinte shumë mbesa dhe nuk pata mundësi të dilja se ishte shumë e vogël. Gjeta një hapësirë 30 cm dhe bëja të shtyja lart, nuk e shtyja dot. Dal jashtë, shikoj vetëm vëllain e Edisonit me gruan dhe fëmijën.
Pallati ishte bërë grumbull. U ngjita dhe thërrisja Roza, Djena, Esiela. Dëgjoja vajzën që thoshte, “Mami”, mbesën që thërriste “gjyshi”, por s’munda ta shpëtoj. Roza nuk dëgjohej fare…”, u shpreh Ajeti.
Kërkesa e vetme që kishte për kryeministrin ishte që t’i siguronte një pension, për të cilin Rama i tha se do t’ia realizonte gjithçka dëshironte.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














