Lajme
Humbën punën gjatë pandemisë, 40 mijë punëtorë do të marrin nga 900 euro
Janë rreth 100 mijë punëtorë të sektorit privat që kanë humbur vendin e punës përgjatë periudhës shkurt-dhjetor të këtij vitit. Për ta në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është përcaktuar ndarja e 300 eurove për 3 muaj. Mirëpo edhe pse ky Ligj para dy ditësh hyri në fuqi, qytetarët ende nuk kanë informacione se si mund të aplikojnë për përfitimin e këtyre mjeteve.
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që ishte iniciuese e këtij amendamenti është e rëndësishme që kjo çështje është përcaktuar edhe pse implementimi i saj është në kompetencë të Qeverisë, pjesë e së cilës nuk është PDK-ja.
“Çështja e mënyrës së implementimit dhe vendosja e kritereve është nën kompetencat e qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Financave. E rëndësishme është se amendamenti parasheh pagesat për të gjithë ata që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë”, ka thënë deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi për Express, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse tashmë ky Ligj veçse është në fuqi, nga Sindikata e Sektorit Privat po shprehen të pakënaqur me të.
Kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi, ka thënë për Express, se nga kjo Pako kanë pritur më shumë.
“Nga Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike ne kemi pritur shumë më shumë. Kemi pritur që të stimulohen në mënyrë direkte punëtorët e sektorit privat. Përveç Trustit për ta nuk ka një stimulim tjetër. Dëshira jonë për ndarjen e 300 eurove do të kishte me qenë që të përfshihen ët gjithë të punësuarit në një formë që janë larguar apo ata që nuk kanë punuar fare”, ka thënë ai.
Azemi ka shprehur shqetësimin se një numër i madh i punëtorëve që kanë mbetur pa punë, nuk do të mund të përfitojnë nga kjo masë për shkak se të njëjtit kanë qenë pa kontrata pune e pa pagesa të rregullta të obligimeve financiare.
“Në takimin me kryeministrin ne i kemi treguar arsyet tona, shqetësimet tona dhe mendojmë se numri i punëtorëve që do të paguhen nga Qeveria e Kosovës me nga 300 euro do të jetë diku 30-40 mijë punëtorë, kurse nëse e marrin numrin në tërësi se sa punëtorë janë larguar nga puna në periudhën mars-dhjetorë sigurisht që do ta kalojë shifrën 100 mijë punëtorë, por është kjo diskerepancë sepse këta 30-40 mijë punëtorë kanë pasur edhe kontrata të punës dhe kompanitë e punës kanë paguar obligimet e tyre pensionale kurse pjesa tjetër nuk kanë pasur as kontratë pune e as pagesë të Trustit. Masa do të fillojë së implementuari që nga janari dhe mendoj se do të përfundoj diku në mars”, ka thënë ai.
Në ndërkohë qytetarët që kanë mbetur pa punë e që sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat janë në pritje të publikimit të detajeve për të aplikuar për këtë masë.
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike u votua me 4 dhjetor të këtij viti dhe hyri në fuqi 3 ditë pas, pra më 7 dhjetor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












