Kosova
Humb jetën një polic në Prishtinë, u qëllua aksidentalisht
Jepen detaje për vrasjen e policit mbrëmë në Zllatar të Prishtinës
Një zyrtarë policor ka vdekur dje në fshatin Zllatar, Prishtinë, pasi që ishte qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga një mashkull kosovar gjatë një ndeje, përcjell albinfo.ch.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Siç bëhet e ditur nga Policia, prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin.
Policia bën të ditur se ai ka vdekur pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga një person, gjatë një ndeje, transmeton Telegrafi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:50.
“Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar. Viktima raportohet të jetë i moshës 25 vjeç.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












