Uncategorized
“Hublot” në duart e futbollistëve të kombëtares
Janë porositur 23 sosh vetëm për 23 futbollistët që do të udhëtojnë për në kampionatin Evropian. Mendohet se secila orë ka kushtuar 5900 euro
Pas kostumeve të ngjashme të prodhuara enkas nga stilisti tiranas Altin Mici, janë prodhuar edhe 23 orë të firmës zvicerane “Hublot” për futbollistët e kombëtares shqiptare.
Gjatë këtyre ditëve futbollistët e kombëtares kanë shfaqur në duart e tyre një orë të markës zvicerane “Hublot Clasic Fusion”. E veçantë e kësaj është se kjo orë është prodhuar enkas për futbollistët tanë, ndërsa në brendi është shqiponja dykrenore.
Bëhet fjalë për një ide kolektive të vetë lojtarëve të cilët kanë porositur ekskluzivisht në prag të Evropianit këtë model ore të një versioni të limituar. Po ashtu thuhet se janë porositur 23 sosh vetëm për 23 futbollistët që do të udhëtojnë për në kampionatin Evropian.
Mendohet se secila orë ka kushtuar 5900 euro.
Firma e njohur e orëve luksoze “Hublot” prej vitit 2008 është sponsor kryesor i aktiviteteve më të mëdha sportive, ndërsa që nga marsi i këtij viti është zyrtarisht një prej sponsorëve kryesorë të Evropianit “Francë 2016”.
Muaj më Xherdan Shaqiri është bërë ambasador i orëve luksoze zvicerane, “Hublot”. Ai pati realizuar edhe një set fotografish duke reklamuar orët e kësaj firme prestigjioze.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










