Lajme
HRW: Projektligji i ri rus do të zgjerojë censurën në internet
Organizata Human Rights Watch (HRW) po i bën thirrje Parlamentit rus të hedhë poshtë një projektligj të ri, që u jep autoriteteve fuqinë për të bllokuar faqet e internetit, të cilat bllokojnë përmbajtjen e mediave shtetërore ruse.
Organizata thotë se kjo do të rrisë censurën në Rusi.
Anastasia Zlobina, koordinatore për Evropën dhe Azinë Qendrore në HRW, tha në një deklaratë më 23 nëntor se “bllokimi i plotë i platformave në internet të përdorura nga miliona rusë, siç propozon ky projektligj, bën të kundërtën e mbrojtjes së qasjes në informacion”, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Projektligji i ri, i cili u paraqit në Parlament më 19 nëntor, parasheh që të ketë një regjistër për “pronarët e faqeve të internetit” që censurojnë “informacione me rëndësi publike”, nëse autoritetet gjykojnë se censura është “diskriminuese ose e bazuar në sanksione ekonomike dhe politike kundër Rusisë”.
Legjislacioni i propozuar autorizon prokurorin e përgjithshëm të urdhërojë bllokim të plotë ose të pjesshëm të faqeve të internetit, nëse ato vazhdojnë të “shkelin” të drejtën e rusëve për qasje në informacion.
Që nga prilli, autoritetet ruse regjistruan të paktën 20 raste, në të cilat platformat në internet si Twitter, Facebook ose YouTube censuruan përmbajtjen nga kompanitë shtetërore të mediave ruse si RT dhe RIA Novosti.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në qershor vendosi për katër çështje të ngritura kundër Rusisë, duke thënë se bllokimi i faqeve në internet shkel të drejtën e pronarëve për të dhënë informacion dhe të drejtën e publikut për t’i pranuar ato.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












