Lajme
Hoyt Yee: T’i jepet shans Xhaferit për të treguar lidership
Pas takimeve dy ditore në Shkup, diplomati amerikan, Hoyt Brian Yee tha se shumicës parlamentare duhet t’i jep shancë për formimin e qeverisë, si zgjidhje e problemit
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee i ka dhënë mbështetje të plotë kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ka kërkuar që sa më shpejt të formohet qeveria e re e shumicës. Pas takimeve dy ditore në Shkup, diplomati amerikan tha se shumicës parlamentare duhet t’i jep shancë për formimin e qeverisë, si zgjidhje e problemit.
Hoyt Yee ka takuar të gjithë liderët politikë dhe institucionalë në Maqedoni, përfshirë edhe kryeparlamentarin e sapozgjedhur, Talat Xhaferin.
Diplomati amerikan i ka cilësuar si shumë alamuese ngjarjet e dhunshme të cilat ndodhën të enjten në Parlamentin e Maqedonisë. “Më alarmues nga të gjitha ndodhitë është incidenti në Parlament javën e kaluar kur pjesëtarë të Parlamentit në mënyrë të dhunshme dhe frikacake u sulmuan. Inkurajojmë institucionet që të hetojnë dhe ndëshkojnë ata që i bënë këto vepra” ka nënvizuar Yee
Yee ka porositur qartë se debati politik duhet të realizohet brenda Parlamentit të Maqedonisë dhe të gjitha shqetësimet duhet të shtrohen po në këtë institucion.
“Me fjalë të tjera nëse shumica parlamentare është pro Xhaferit, atyre duhet t’u mundësohet që ta zgjedhin për kryetar të Parlamentit. Nëse ekziston ndonjë shqetësim rreth programit të Xhaferit, ose rreth asaj se si e bën punën ai si kryeparlamentar në Parlamentin e Maqedonisë, atëherë deputetët kanë të drejtë që këtë çështje ta ngrejnë po në Parlament” tha Yee.
Sipas tij, me rëndësi shumë të veçantë është gjetja e mënyrës që shumica parlamentare të propozojë qeveri dhe program qeveritar dhe me këtë sa më parë të bëhet transferimi i qetë i pushtetit.
“Besoj se me rëndësi të veçantë është që liderët politikë ta kuptojnë seriozitetin e gjendjes dhe që të gjejnë zgjidhje për krizën politike. Të gjejnë mënyrë që të lejojnë që shumica parlamentare të formojë Qeverinë dhe programin qeveritar. E dimë se ka shqetësime rreth programit qeveritar, por për atë duhet të debatohet dhe ai të votohet në Kuvend, jo jashtë tij”.
“Zgjidhja e vetme e krizës është formimi i Qeverisë. Nuk shohim arsye që shumica parlamentare të mos fitojë shanse për formimin e Qeverisë. Vendi duhet të rimëkëmbet për të mirën e të gjithëve. Është koha që kriza të mbarojë”, ka theksuar zëvendësndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, citon REL.
Ai tha se nga përfaqësuesit e forcave politike parlamentare, me të cilët është takuar, ka marrë konfirmimin se do të angazhohen për respektimin e proceseve demokratike.
Diplomati amerikan tha se i vjen keq që Maqedonia si shtet tanimë një kohë të gjatë si pasojë e krizës politike po ngec në rrugëtimin drejt integrimeve eurotalantike duke theksuar se në këtë proces do ta ketë mbështetjen e SHBA-së.
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski nëpërmjet një komunikate për media tha se ata nuk mbështesin dhunën fizike dhe në të njëjtën kohë dënojnë dhunën politike të LSDM-së.
“VMRO nuk mbështet dhunën fizike, por në të njëjtën kohë dënojmë edhe dhunën politike që e bën LSDM-ja mbi institucionet, rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Për VMRO -në dhuna politike e LSDM-së mbi institucionet shkaktoi zemërim, ndërsa provokim shtesë ishte edhe intonimi i himnit shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e VMRO DPMNE-së pas takimit të Gruevskit me Yee.
Ndërkaq pas takimit që ka zhvilluar presidenti Gjorge Ivanov me Hoyt Brian Yee ka thënë se në takim është biseduar për situatën politik dhe për mundësinë e tejkalimit të krizës me Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë. “Presidenti i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Kuvendin e Maqedonisë ndërsa nëpërmjet dialogut duhet të kërkohen zgjidhje”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të Presidentit.
Në komunikatë më tej thuhet se Ivanov i ka thënë Yee-s, se nëse ekziston lidership të vërtet nga kryetarët e partive politike, pengesa politike dhe juridike për dhënien e mandatit për Qeverinë janë të tejkalueshme.
“Kryetari i Maqedonisë ka kërkuar nga SHBA, si partner strategjik të Maqedonisë, të ndihmojnë që pengesat të tejkalohet dhe të mundësohet shumica parlamentare të fitoj mandatin. Rastet precedentë të cilat bëhen praktikë, ndërsa jo legalja bëhet legale i cenojnë principet themelore demokratike”, ka thënë Ivanov.
Ai ka kërkuar nga lideri i LSDM-së të plotësoj fjalën e dhënë publike se “së bashku me partnerët e koalicionit do të vijnë dhe do të sigurojnë garanca për përforcimin e unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë.
Ivanov ka thënë se Platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht, e as bazë për formimin e Qeverisë në Maqedoni. Ivanov ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të qetë për shkak se ekzistojnë zgjidhje që duhet të merren me mendje të shëndosh dhe me dialog.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas takimit që pati me diplomatin amerikan, Hoyt Brian Yee, dha një konferencë për gazetarët ku ndër të tjera tha se ka informuar Ndihmës sekretarin e shtetit amerikan mbi situatën aktuale në vend dhe se ka marrë mbështetje maksimale nga ai dhe SHBA-të, si kryetar i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Gjithashtu, ai theksoi se do të jetë kryetari i të gjithëve edhe tyre që nuk e votuan apo nuk e njohin si kryetar të Kuvendit.
“Si kryetar i Kuvendit kam kënaqësinë t’iu informoj për takimin e frytshëm me z. Yee, me te cilin edhe njëherë u konfirmua mbështetja e zgjedhjes sime si kryetar i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. U zotova se do të marr angazhime gjithëpërfshirëse për t’iu kthyer punës të të gjitha institucionet e vendit”.
“Këmbyem mendime të të gjitha sfidave, kam siguruar diplomatin amerikan se do të jem kryetar i te gjithë deputeteve ne parlament, pa marre parasysh nga cila forcë politike vijnë dhe nëse me njohin apo jo si kryetar i ri i Kuvendit – deklaroi Xhaferi, citon alsatM, transmeton Albinfo.
“Gjithashtu, në këto moment shfrytëzoj rastin që të uroj të gjithë ata që u dëmtuan në sulmin e të enjtes në parlament të kthehen sa më shpejt pranë familjarëve dhe ne aktivitetet e punës”, përfundoi ai.
Ndryshe, diplomati amerikan ka ardhur në Shkup për të mundësuar tejkalimin e ngërçit politik disa mujor. Ai nga Shkupi do të udhëtoj drejt Prishtinë, ku gjithashtu ka polarizime rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











