Lajme
Hoxhaj merr kritika për diplomacinë
Në interpelancë, ministri Hoxhaj është akuzuar për politizimin e MPJ-së dhe për zhvillimin e një diplomaci të plogësht dhe me pak rezultate
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është përballuar me një mal akuzash nga ligjvënësit opozitar në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës. Në interpelancën e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hoxhaj është akuzuar për politizimin e këtij dikasteri dhe për zhvillimin e një diplomaci të plogësht dhe me pak rezultate.
Ligjvënësit opozitar thanë se Ministria e Jashtme është dominuar nga nepotizmi ndërsa, gjatë tërë kohës është karakterizuar me skandale të shumta si dhe për dhjetë muaj ka sjellë vetëm gjashtë njohje, pavarësisht shëtitjeve të vazhdueshme.
“MPJ-ja nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar imazhin. Përkundrazi, joserioziteti i politikës së jashtme të Kosovës ka dëmtuar këtë imazh edhe më shumë”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
Ndërsa ish-ministrit të jashtë Skënder Hyseni e akuzoi pasuesin e tij në dikasterin e jashtëm për mungesë vizioni në politikat diplomatike. “Ju me kolegët tuaj e keni diskredituar dhe komprometuar politikën e jashtme”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa ministri Hoxhaj tha se politika e jashtme është mishërim i politikës së brendshme dhe reflektim i unitetit politik. “Në Politikën e Jashtme të gjithë duhet të ndajmë përgjegjësinë e përfaqësimit të interesit shtetëror. Unë si ministër, ju si deputet dhe ne si qytetarë”, ka shtuar ai.
Sipas Hoxhajt, Kosova është shtet i pavarur dhe procesi i njohjeve është i pakthyeshëm dhe i pandalshëm.
“Prandaj, askush nuk mund të ndalë rrjedhën e historisë së njohjes së plotë të Republikës së Kosovës. Kosova e pavarur është pjesë e peizazhit të shteteve sovrane, demokratike të Ballkanit perëndimorë dhe Evropës. Ajo përfaqëson një realitet politik dhe juridik dhe një fakt gjeopolitik në Evropë dhe botë”, tha Hoxhaj.
Gjatë këtij viti, ka vizituar mbi 42 shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
“Rezultatet janë të matshme. Brenda këtyre 17 muajve Republikën e Kosovës e kanë njohur 17 shtete sovrane, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për çdo muaj kemi arritur të sjellim nga një njohje”, ka shtuar Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka pohuar se për një vjet e gjysmë ai ka zhvilluar mbi 150 takime bilaterale. “Ne kemi nënshkruar 105 marrëveshje bilaterale në mes Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera, janë 10 marrëveshje multilaterale dhe 9 marrëveshje ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
Në fund të debatit, deputetët kosovarë me shumicë votash kanë miratuar gjashtë rekomandime të Grupit parlamentar të LDK-së për MPJ-në.
“MPJ obligohet t’i përgjigjet Komisionit për Politikë të Jashtme në baza të rregullta; Kuvendi kërkon nga MPJ të ndalohet politizimi i shërbimit diplomatik e konsullor; Qeveria obligohet t’i sqaroi kompetencat e anëtarëve të qeverisë që merren me politikë të jashtme; Kuvendi kërkon të merren hapa të menjëhershëm për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar; dhe kërkohet nga Qeveria krijimi i partneritetit strategjik bilateral”, thuhet në rekomandime.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë










