Lajme
Hoxhaj: Malazezët së shpejti kategori kushtetuese në Kosovë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka njoftuar homologun e tij malazias, Milan Roçen, se janë krijuar kushtet që komuniteti malazias në Kosovë të zërë vend së shpejti në Kushtetutën e Kosovës, është bërë e ditur në Podgoricë.
Ministria e Jashtme e Malit të Zi, ka bërë të ditur se Ministri Hoxhaj ia ka dërguar një letër Ministrit Roçen në të cilën e njofton atë për aktivitetet e ndërmarra me synim të njohjes kushtetuese të komunitetit malazias në Kosovë.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtarë të kësaj minitrie, Minitri Hoxhaj, ka thënë se më 15 janar ka hyrë në fuqi ligji që është bazë për ndryshimet kushtetuese në Kosovë gjatë 2012, ku një prej qëllimeve është edhe futja e komunitetit malazias si kategori kushtetuese, raportojnë mediat e rajonit.
”Me këtë pozicioni dhe të drejtat e malazezve në Kosovë do të vendosen në baza të barabarta me bashkësitë e tjera në Kosovë, ka shkruar Hoxhaj.
Në letër thuhet se edhe me ligj mundësohet pjesëmarrja e dy përfaqësuesve të komunitetit malazias në Këshillin Konsultativ për Komunitete, që përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha bashkësive në Kosovë, Qeverisë së Kosovës, Zyrës së presidentit dhe agjencive relevante.
”Këshilli konsultativ do të përbëhet nga dy përfaqësues të romëve, egjiptianëve, ashkalinjve, goranëve, malazezve dhe kroatëve, prej të cilëve njëri mund të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës”, theksohet në letrën e Ministrit Hoxhaj dërguar Ministrit Roçen.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










