Kosova
Hovenier: ShBA nuk mbështet asgjë që vetëm edhe një grimcë mund t’i ngjante Republikës serbe
SHBA ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin se nuk do të mbështeste bosnjëzimin e Kosovës
“Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin dhe nuk do të mbështesin diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Serbe”, thaambasadori Jeff Hovenier në një intervistë për Tv Dukagjni. transmeton albinfo.ch..
Hovenier shtoi se ShBA nuk i ka kërkuar asnjëherë Kosovës që të themelojë diçka që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.
“Por, dua të jem shumë i qartë dhe e kam thënë këtë shumë herë tashmë, dhe me siguri do ta them prapë: Shtetet e Bashkuara nuk po i kërkojnë Kosovës që të bëjë diçka që shkel Kushtetutën e saj; Shtetet e Bashkuara nuk po i kërkojnë Kosovës që të bëjë diçka që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015; Shtetet e Bashkuara nuk mbështet dhe nuk do të mbështetë diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Serbe”, ka deklaruar ai.
SIpas ambasadorit amerikan ShBA është duke kërkuar një lloj Asociacioni, i cili bën vetëm renditjen në mënyrë më të mirë të funksioneve qeverisëse komunale, që tashmë, sipas tij, rregullohen edhe përmes ligjeve të Kushtetutës
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











