Kosova
Hovenier për sulmin: SHBA nuk spekulon kush është fajtori, mbështesim autoritetet kosovare
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, pas takimit të sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se dënojnë ashpër sulmin që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ai ka deklaruar se SHBA-ja mbështet autoritetet kosovare në kryerjen e hetimeve, dhe se ende është herët të dihet se kush është përgjegjës.
“Sapo përfunduam takimin me kryeministrin Albin Kurti, ku diskutuam më shumë rreth sulmit që ndodhi të premten mbrëma. Ajo që mund të them dhe po e ripësëris është që ne dënojmë fuqishëm këtë sulm mbi infrastrukturën kritike të Kosovës”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, autorët e këtij akti duhet të gjenden dhe të mbahen përgjegjës.
“SHBA mbështet autoritetet kosovare dhe ky proces kërkon hetim të kujdesshëm që autorët të gjenden dhe të mbahen përgjegjës. Këto akte dhune janë të patolerueshme dhe rrezikojnë qytetarët…”, tha Hovenier.
Kur u pyet se a qëndron Serbia prapa këtij akti, ai ka thënë se në këtë pikë nuk mund të thuhet asgjë.
“Në këtë pikë SHBA nuk është në pozitë që të thotë se kush qëndron prapa këtij sulmi. Ne kemi ofruar mbështetjen tonë autoriteteve kosovare për hetimet dhe që autorët të gjenden sa më parë. Nuk jemi në pozitë të spekulojmë për ndonjë grup specifik ose shtet, është ende herët”, u shpreh ai.
Ndërkaq shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Avio Orav, ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër Lepenc dhe e ka quajtur sabotazh e akt terrorist.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













