Kosova
Hovenier: Kurti të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që pati me Kurtin, tha se ka mirëpritur marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar nga kryeministri që të punojë me SHBA-në për zbatimin e Asociacionit.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.
Ai theksoi se pritjet e SHBA-së mbesin të njëjta, zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshirë edhe Asociacionin.
“Pritjet e SHBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin”, ka shtuar ai.
Ky takim u mbajt pas zhvillimeve të fundit në dilogun Kosovë-Serbi, ku më 18 mars palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të Planit Evropian.
Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por se Serbia sërish nuk e ka nënshkruar të njëjtin.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












