Kosova
Hovenier komenton deklaratat e Listës Serbe: SHBA e di ku është kufiri
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar shtensionimin e plotë të situatës në veri.
“Po vazhdojmë të kemi diskutime me Qeverinë, është mirë të shohim depërshkallëzim të mëtejmë të situatës në veri. Së dyti, duam të shohim përpjekje nga të dyja palët, Kosovës dhe Serbisë, për të arritur zbatim të plotë të marrëveshjes së arritur për të ecur përpara integrimit”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për takimin e Listës Serbe me të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Hovenier ka shtuar se SHBA e di ku është kufiri i Kosovës.
“Pashë disa komente të Listës Serbe pas takimit dhe dua të theksoj disa gjëra. E para është që SHBA-ja e konsideron Kosovën të jetë, dhe që nga viti 2008 nga shpallja e pavarësisë, ne e kemi njohur të jetë shtet i sovran, i pavarur dhe demokratik. Puna që bëjmë ne me Listën Serbe, si parti politike e Kosovës, është puna që e bëjmë edhe me të tjera parti opozitare në Kosovë. Nuk duhet të ketë pyetje apo sugjerim për qëndrimin e SHBA-së se Kosova është tjetër pos shtet i pavarur. Dhe, kjo përfshin veriun e Kosovës, siç e kam thënë shumë herë, ne e dimë saktësisht ku është kufiri. Është veriu i Mitrovicës. Ne duam që Lista Serbe ta luajë rolin e vet si parti politike në Kosovën sovrane, të pavarur dhe demokratike. Ne nuk e konsiderojmë parti politike serbe, e konsiderojmë si parti e serbëve etnikë në Kosovë. Duhet ta bëjmë këtë të qartë”, ka thënë Hovenier, përcjell albinfo.ch.
Lista Serbe në takim me Escobarin ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan koha.net.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












