Kosova
Hovenier: 24 shtatori tregon nevojën urgjente për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Sot, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se ka shoqëruar senatorët amerikanë Shaheen dhe Welch në takimet që kanë pasur me liderët e vendit, përcjell albinfo.ch.
Hovenier ka thënë se i bashkohet solidaritetetit të senatores Shaheen me popullin e Kosovës dhe ngushëllimet për vdekjen e policit Afrim Bunjaku.
Tutje ambasadori amerikan ka shtuar se pajtohet me deklaratën e senatores amerikane, se sulmi i 24 shtatorit nënvizon nevojën urgjente për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia.
“Kënaqësi për t’u bashkuar me senatorët Shaheen dhe Welch për takimet e tyre në Kosovë këtë mëngjes. Plotësisht dakord me shprehjen e solidaritetit të senatores Shaheen me popullin e Kosovës dhe ngushëllimet për vdekjen e rreshterit Bunjaku. Siç tha ajo pas takimeve, sulmi i 24 shtatorit thekson nevojën urgjente për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia”, ka shkruar Hovenier.
Pleased to join Senators Shaheen and Welch for their meetings in 🇽🇰 this morning. Fully agree with Sen. Shaheen's expression of solidarity with the people of Kosovo & condolences on death of Sgt Bunjaku. As she said after the meetings, the Sept 24 attack emphasizes urgent need… https://t.co/Tw2JBIsghx
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 13, 2023
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











