Kosova
Hotjanët e Amerikës kundërshtojnë ndërtimin e minihidrocentralit në Plavë
Reagimit të Hotjanve sot ju bashkëngjitën edhe dy vëllazëri ajo Qosaj dhe Rugova, familje këto që kanë prona të tyre në Hot dhe pran Hotit
Mërgimtarët shqiptarë nga rajoni i Hotit që banojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar ndërtimin e minihidrocentralit gypor në Hot të Plavës në Mal të Zi, në një takim që kanë mbajtur në Bronx të Nju Jorkut këta mërgimtarë kanë koordinuar veprimet kundër lejimit të ndërtimit të këtij minihidrocentrali.
“Me një pjesëmarrje më të gjer ata organizuan një tubim të vëllazërive të Hotit, për të i bërë me dije investitorit që në vendlindjen e tyre nuk mund dhe nuk lejojnë që për interesa të ngushta dhe personale të individëve të preken pasurit natyrore të fshatit pa pëlqimin dhe aprovimin e vet banorëve lokal gjegjësisht të hotjanve. Reagimit të Hotjanve sot ju bashkëngjitën edhe dy vëllazëri ajo Qosaj dhe Rugova, familje këto që kanë prona të tyre në Hot dhe pran Hotit”, thuhet në reagim.
Familjet Qosaj dhe Rugova në takim sot theksuan se ne jemi me qëndrimet e hotjnëve dhe se kundërshtojmë këtë nismë qëllimkeqe dhe të pa dëshiruar nga banorët vendas dhe diaspora.
Po ashtu në këtë takim u tubuan edhe mjete financiare për bashkërendimin e veprimeve kundër kësaj nisme dhe projekti.
“Nga ky takim, i cili kaloj në një atmosferë te ngrohet dhe vëllazërore u shpreh edhe njëherë indinjata e thelle ndaj investitorit ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Florim Kraqniqi dhe bashkëvendësit tonë Zymer Gjonbalaj të cilët po tentojnë të shpërfillin reagimet tona”, u tha ne këtë takim.
Një zëri u dakorduan që ky projekt nuk do e lejojmë të jetësohet dhe nuk do kalon në tokat e Hotit të Plavë Gucisë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














