Lajme
“Do të ndalohen ritet fetare dhe grumbullimi i njerëzve në Kosovë”
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë do të vendosen edhe për masa shtesë të propozuara nga IKSHPK dhe Ministria e Financave. Sipas tij masat shtesë që do të ndërmerren do të jenë rigoroze.
“Menjëherë sot do të votojmë një listë të gjatë shtesë të propozuar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Financave ka dhënë 9.2 milionë euro. Masat shtesë që do të propozohen sot në mbledhjen elektronike të Qeverisë do të jenë më shumë me rigoroze. Maska distance higjiena, me vetëm këto tri masa shpëtojmë jetën e njerëzve. Do të obligojmë të gjitha institucionet që të vejnë dezinfektues, detyrohemi të ndalojmë ritet fetare dhe grumbullimin e njerëzve. Kjo është qasja jonë që jemi dakorduar në dy ditët e fundit.”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se do të ketë zero tolerancë për ata që nuk i respektojnë masat.
“Nuk do të ketë asnjë lloj tolerance ndaj askujt që nuk I respekton vendimet e Qeverisë.”
Hoti ka shtuar se është lënë e hapur mundësia edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse vazhdojnë të mos respektohen masat dhe të ketë rritje të numrit të rasteve pozitive me COVID-19.
“Pra, kemi të bëjmë me skenarin e parë me masat rigoroze dhe shqiptimin e gjobave që nuk respektohen këto masa, duke lënë mundësinë që të ndjekim procedurat kushtetuese për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












