Kosova
Hoti: Nesër dalim me përbërjen e qeverisë së re
Kandidati i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministët të qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka folur pas takimeve që ka pasur bashkë me kryetarin e partisë, Isa Mustafën me disa prej liderëve të partive me të cilat kanë diskutuar rreth koalicionit, për të cilën ka thënë se do të zyrtarizohet nesër.
Hoti para medieve tha se tashmë janë në përfundim të bisedimeve për koalicion dhe janë dakorduar me shumicën e partive politike.
“Unë besoj që shumë shpejt do t’i përmbyllim të gjitha marrëveshjet dhe shpejt do të dalim para Kuvendit të Kosovës, për të formuar qeverinë e re, e them me kënaqësi që bisedat janë përmbyllë në masë të madhe, sepse dakordimi ka qenë më herët në mes të gjitha partive politike të do të marrin pjesë në koalicion. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën që ka secili prej partnerëve të koalicionit”, tha Hoti.
Ai tha po ashtu se edhe Aleanca Kosova e Re, do të jetë pjesë e këtij koalicioni qeverisës.
“Edhe AKR-ja do të jetë pjesë e kësaj Qeverie. Jemi të vetëdijshëm që do ta marrim qeverisjen në një situatë bukur të vështirë, me pandemi me nevovë që shpejt të intervenojë në ekonomi edhe të kthejmë miqësitë që janë lëndu gjatë këtyre javëve dhe muajve të fundit, jemi të vetëdijshëm, por jemi përgatitur me një ekip shumë të mirë dhe jam shumë i kënaqur me ekipën që është duke u formësu për këtë dhe besoj që shumë shpejt, nesër t’i përmbyllim të gjitha çështjet dhe të dalim para jush dhe qytetarëve të Kosovës, me përbërjen e qeverisë së re”, u shpreh Hoti para medieve.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












