Kosova
Hoti: Jemi në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e kemi menaxhuar pandeminë
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratuan disa vendime që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare, aspektet e tjera që lidhen me funksionimin e vendit, si dhe strategjia kundër korrupsionit 2021-2023.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se masat antiCOVID që i kanë ndërmarrë më 11 nëntor, kanë dhënë rezultat.
“Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, jemi në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e kemi menaxhuar pandeminë”, u shpreh ai.
I pari i Qeverisë së Kosovës foli edhe rreth fluksit të madh të mërgimtarëve që këtyre ditëve po vijnë në Kosovë, duke thënë se duhet t’i krijojmë kushtet që të kënaqen me familjet e tyre dhe festat, por edhe se duhet të ndërmarrin masat që pandemia të mbahet nën kontroll. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











