Kosova
Hoti: Askush nuk ka mandat të negociojë për shkëmbim të territorit
Në ditën kur pritet të mbahet takimi mes dy presidentëve, të Serbisë dhe Kosovës, do të ketë edhe seancë të jashtëzakonshme.
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, ka njoftuar se një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet para datës 7 shtator, kur pritet të ndodhë takimi i presidentëve Thaçi-Vuçiq në Bruksel.
“Sot kemi marrë mbështetjen nga Vetëvendosje dhe nga PSD për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka deklaruar se pazare me shtetin e Kosovës nuk mund të bëjë askush.
Ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të kërkojmë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare, si dhe të shoqërisë civile.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














