Lajme
Kryeministri Hoti akuzon Inspektoratin dhe Policinë
Kryeministri Avdullah Hoti po akuzon Policinë dhe Inspektoratin se nuk po zbatojnë vendimet e qeverisë për masat kundër koronavirusit.
Derisa ka përmendur protestat që janë mbajtur gjatë këtyre ditëve, Hoti thekson se përgjegjësia duhet të kërkohet në mënyrë zinxhirore.
Pas takimit të mbajtur me Komitetin për vlerësimin e situatës me COVID-19, Hoti tha se gjatë këtyre ditëve janë organizuar aktivitete sportive dhe protesta në mes të Prishtinës pa leje, derisa nuk është ndërmarrë asgjë.
Shefi i ekzekutivit tha se janë të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe mosrespektimin e nevojshëm të Inspektoriatit dhe Policisë.
“Kemi pasur gjatë ditëve të fundit aktivitete sportive në masë pa leje, dhe pa i respektuar masat që i ka vendosur instituti, dhe masat që i ka vendosur qeveria. Ka pasur edhe protesta midis Prishtine, pa leje të policisë dhe pa i respektuar masat e qeverisë. Kjo nuk është e tolerueshme, nuk duhet të tolerohet dhe personat përgjegjës në zingjirin komandues komplet të institucioneve përkatëse duhet të marrin përgjegjësinë për mos respektim të vendimeve të qeverisë”, ka thënë Hoti.
Por ndaj Hotit ka reaguar Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri. Ai e ka ftuar kryeministrin që të dalë në ndërrim me inspektorët nëpër terren.
“Dil një ndërrim me ta, sa qet fall e nxjerr vendime pa e pasur idenë e terrenit”, shkruan Tahiri, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencë për medie ka bërë të ditur se nuk do të hezitojë të marrë masa edhe më rigoroze me rekomandim të ekspertëve shëndetësorë, nëse është e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











