Bota
“Hotelet” për kafshë, në Kinë
Derisa pronarët e kafshëve udhëtojnë në vendet e tyre të lindjes ose shkojnë në destinacione turistike për festivalin e pranverës, rezervimi i hapësirës për pushime për kafshët shtëpiake mund të jetë po aq i rëndësishëm sa blerja e biletave dhe paketimi i valixheve.
Lin Yinjia është një nga ata që udhëtojnë jashtë vendit gjatë sezonit të festave, të cilët duhej të kërkonin një vend për t’u kujdesur për qenin e tij, Korgi. Lin thotë se qeni i tij i kushton shumë, ngase konsumon ushqim të veçantë.
Gjetja e një dhome për kafshët e tij nuk ka qenë e lehtë. Një libër i bardhë i industrisë së kafshëve në Kinë thotë se tregu i kafshëve ishte rreth dy miliardë dollarë në vitin 2018, një rritje prej 27 për qind nga viti i kaluar dhe është e qartë se hotelet për kafshë janë një kërkesë e madhe.
Hou Lili ka qenë në këtë biznes për pesë vjet dhe thotë se ka disa mënyra për t’u kujdesur për kafshët shtëpiake kur pronarët janë larg.
Me tregun e kafshëve që lulëzon, shumë biznese po kërkojnë të zgjerohen, dhe Hou tha se po konsideron të shtojë lloje të tjera shërbimesh. Aktualisht në Kinë ekzistojnë rreth 60,000 dhe 80,000 dyqane të kafshëve.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












