Lajme
Hotelet në Kosovë shfrytëzohen vetëm 10 %
Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia e Gjermania

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kapacitetet e hoteleve në Kosovë shfrytëzohen vetëm 10.11%, raporton albinfo.ch.
Ky është raporti i kësaj agjenci që ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016.
Gjithnjë sipas ASK të anketuara janë 121 hotele nga e gjithë Kosova, kurse pjesa më e madhe janë nga rajoni i Prishtinës, Pejës e Gjakovës.
“Në këtë tremujor, numri i vizitorëve ishte 26 486, prej tyre: 29.61% janë vizitorë vendorë dhe 70.39 % janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve ishte 41 303, ku prej tyre: 26.09% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 73.91% janë të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 17 013 vizitorë dhe 25 543 net-qëndrime”, thuhet në raportin e kësaj agjencie.
Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri