Guida turistike: Zbulo bukuritë e Kosovës
Hotel Koshare, aty ku u shemb kufiri
Hoteli “Koshare” është vetëm 9 kilometra nga Juniku ndërsa 25 kilometra nga Gjakova, shumë afër kufirit me Shqipërinë (Grykës se Shkëlzenit) dhe varrezave të dëshmorëve në Koshare.
Derisa drekoni aty, mund ta shihni nga tarraca e restorantit si në pjatë Rrafshin e Dukagjinit. Projektin e kishte bërë realitet një mërgimtar që prej vitesh jeton në Zvicër. Investimi milionësh ishte konkretizuar më 25 korrik 2013 nga mërgimtari nga Zvicra, në përurimin e të cilit erdhën shumë mysafirë nga të gjitha anët e Kosovës. Investitori nga Zvicra, Bashkim Mehmeti fillimisht kishte blerë tokën prej 6 hektarësh. Qëllimi i vetëm i tij ishte promovimi i turizmit në vend dhe ngjallja e asaj pjese të Kosovës që shkroi historinë. “Kjo tokë e jonë do investim, do ndërtim. Nëse nuk e ndihmoj unë kush atëherë do ta ndihmonte? Dhe lindi ëndrra. Mu duk se në mes të Koshares po e shihja një hotel të bukur që ia shtonte bukurinë bjeshkës dhe shkëlqente si në përrallë. Nga ato përrallat më të bukura të lugjeve të verdha”, tregon Mehmeti.
Aty ku u lind legjenda dhe historia
Me një investim të tillë milionash në turizëm, mërgimtari nga Zvicra diku tjetër do të fitonte 3 herë më shumë, por lidhja me vendin dhe historinë që ka ky vend, e ka bindur Bashkim Mehmetin të lëshonte rrënjë aty, në maje të bjeshkës. Me mjete vetanake Bashkimi kishte siguruar të gjithë infrastrukturën duke filluar nga energjia elektrike dhe ujësjellësin, detyrë kjo e komunave në çdo vend të botës.
Pse emrin Koshare? “Përfundimisht vendosëm ta quajmë “Hotel Koshare” sepse është në Koshare dhe se trimat e futën përsëri Kosharen në histori dhe legjendë”, thotë Mehmeti duke iu referuar luftës çlirimtare të Kosovës dhe vendit ku përfundimisht u shemb kufiri që ndante shqiptarët padrejtësisht.
Janë punësuar 15 veta
Dritat vezulluese të Hotelit prishin monotoninë e natës në Koshare. Si sot i kujtohet dita e inaugurimit pronarit të hotelit. “E pabesueshme”, thoshin të pranishmit, u kthye jeta edhe një herë në Koshare. Ia vlen. “Hotel Koshare” lëshoi shtat. Aty u punësuan 15 persona. Dhe prapë mu kujtuan fjalët e babës: “Kjo është toka jonë. Ju duhet të luftoni dhe ta ndërtoni atë”. Duke e pirë kafen në tarracën e hotelit në mbrëmje, i shkujdesur, shikoja si në pëllëmbë të dorës Rrafshin e Dukagjinit. Nga dritat e shumta ky rrafsh më dukej si në filmat amerikanë. Buzëqesha dhe thash me vete: “Sikurse në Las Vegas, si në përrallë”. Sa i bukur është vendim im”, pëshpërita. Faleminderit o Zot që na ke dhuruar këtë vend kaq të bukur”, shprehet Mehmeti.
Fshatin Koshare e kishin braktisur para luftës edhe ato pak familje që jetonin aty ndërsa me investimet në projektet e turizmit do të nxitet edhe kthimi i banorëve në vatrat e tyre në këtë pjesë të Kosovës.
Rrafshi i Dukagjinit, si në pëllëmbë të dorës
Pjesa më e rëndësishme e „Hotel Koshares“ është tarraca. Aty përveç bukurive të bjeshkëve të magjeps shikimi nga lartë i rrafshit të Dukagjinit. Tashmë ky vend është zbuluar edhe nga turistët e huaj. Hoteli ka kapacitete prej 9 dhomash ndërsa çmimet sillen prej 20 euro për një natë. Nëse do ushqim të bjeshkëve, e gjen aty po nëse do edhe ushqime të qytetit, i gjeni të gjitha aty. Specialitet shqiptare, mish qengji, viçi etj.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit



















