Shqipëria
Homazhe në Pallatin e Kongreseve në nderim të Fatos Nanos
Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare
Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur sot homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Në ceremoninë shtetërore të nderimit për Fatos Nanon, po zhvillojnë homazhe dhe vendosin kurora me lule qytetarë dhe personalitete nga fusha të ndryshme, ndërkohë që në vijim, nga ora 11:15-11:45, u zhvilluan homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.
Në homazhe morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ministrja e Brendshme Albana Koçiu si dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.
Po ashtu homazhe zhvilluan edhe ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe personalitete me kontribute ne këtë forcë politike.
Në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, në Pallatin e Kongreseve zhvilluan po ashtu homazhe edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Të pranishëm në homazhe ishin edhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka, si dhe politikanë të tjerë nga opozita, si Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, apo Fatmir Mediu i Partisë Republikane, po ashtu dhe ish kreu i PD, Lulzim Basha. Në homazhe morën pjesë dhe drejtues të pushtetit lokal. Po ashtu i pranishëm ishte dhe kryekomisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi. Po ashtu, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Po ashtu në homazhe mori pjesë dhe ish-presidenti Alfred Moisiu, si dhe ish-presidenti Bamir Topi.
Në homazhe parakaluan dhe politikanë nga rajoni, si kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, apo Ali Ahmeti i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, akademikë, artistë, gazetarë e përfaqësues të fushave të ndryshme ishin të pranishëm në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe kaluan me radhë për të kryer nderimet e fundit në kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30, ndërsa në përfundim të ceremonisë në orën 12:05, trupi i pajetë i Nanos do të niset drejt banesës së fundit, në Sharrë.
Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare.
Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.
Fatos Nano ndërroi jetë në 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.
Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










