Lajme
Homazhe në Nju-Jork për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë
Shumë shqiptarë u mblodhën në sheshin “Dag Hammarskjold Plaza”, para ndërtesës së OKB-së, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule në kujtim të Afrim Bunjakut, përcjell albinfo.ch.
Aty kishte kryesisht mërgimtarë që punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesëtarë të këtij komuniteti, ata që zhvilluan homazhe në nderim Afrim Bunjakut, efektivit të policisë së Kosovës, që humbi jetën gjatë sulmit terrorist ndaj rajonit të policisë në Leposaviq të Kosovës.
I pranishëm në këto homazhe ishte dhe ambasadori i Kosovës, Blerim Reka, Konsulli i Përgjithshëm në New York, së bashku me diplomatët e tjerë të kësaj zyre diplomatike, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në OKB, ambasadori Ferit Hoxha dhe zëvendësambasadorja Albana Dautllari.
Po ashtu pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, zoti Mark Gjonaj, së bashku me disa udhëheqës të shoqatave dhe organizatave, përfaqësues të medias, aktivistë të komunitetit nga zona e Tri-Shteshit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










