Shqipëria
Holokausti dhe ndihma që shqiptarët u ofruan hebrenjve
Sot në mbarë botën u shënua dita e përkujtimit të Holokaustit, kur u vranë miliona hebrenj të pafajshëm nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, njofton Albinfo.ch.
Shqipëria e shqiptarët vazhdojnē të falënderohen nga hebrenjtë për ndihmën që iu ofrua atyre në kohën kur rrezikohej ekzistenca e tyre si komb.
Në shënimin e kësaj dite, ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka shpërndarë rrëfimet e disa shtetasve hebrenj.
“Si shqiptarë e hedhim vështrimin nga historia dhe krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin Të drejtët mes Kombeve”, shkruan Xhaçka, krahas videos, me disa nga rrëfimet e shtetasve të huaj, që falenderojnë shqiptarët për pritjen e bërë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Si një hebre amerikan, unë dua të falenderoj personalisht popullin shqiptar për atë që ju keni bërë, në emër të njerëzve hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të shpëtuar jetën e hebrenjve. Shqipëria është i vetmi vend që pati më shumë hebrenj pas Holokaustit se sa para tij dhe për këtë jemi mirënjohës”, shprehet Joel Rubin, drejtor ekzekutiv i Kongresit të Hebrenjve.
“Unë e bëra filmin, dhe pse nuk jam regjisore Holokausti, por kur dëgjova historinë për Shqipërinë dhe se sa hebrenj kanë shpëtuar shqiptarët, nuk mund të qëndroja indiferente”, thotë Yael Katzir, regjisore e filmit “Kodi i Shqiptarit”.
Auzhvici është kampi më i madh dhe më i tmerrshëm i përqendrimit dhe shfarosjes.
Organizator i vrasjeve masive është Adolf Eichmann. Ai kryeson departamentin e ashtuquajtur për çështje hebrenje në Zyrën e Sigurimit të Rajhut. Me përfundimin e luftës, Eichmann me ndihmën e Vatikanit u largua për në Argjentinë.
Në maj të vitit 1960, Eichmann gjurmohet nga shërbimi inteligjent izraelit. Ai rrëmbehet dhe dërgohet në Izrael. Kundër tij zhvillohet një proces gjyqësor, në të cilin ai përpiqet të minimizojë rolin e tij gjatë Holokaustit:
“Mua më vjen keq dhe e dënoj shfarosjen e hebrenjve të urdhëruar nga udhëheqja e atëhershme shtetërore.” Ai deklaron se vet nuk ka qenë në gjendje të bëjë të pamundurën. “Unë kam qenë vetëm një mjet në duart e pushteteve të forta dhe forcave të fuqishme dhe të një ‘fati të pashpjegueshëm’”, përpiqet Eichmann ta minimizojë përgjegjësinë e tij. Por arsyetimet cinike dështojnë në gjyq dhe mbeten pa efekt. Gjykata e shpall atë fajtor dhe e dënon me vdekje. Eichman ekzekutohet në vitin 1962, transmeton Tch.
Adolf Eichmann kapet në Argjentinë në vitin 1960 nga shërbimi inteligjent izraelit
Kampi i përqëndrimit në Auzhvic, rreth 60 kilometra në jugperëndim të Krakovit u ngrit në pranverën e vitit 1940. Në shtator të vitit 1941, komandanti i kampit Rudolf Hess jep urdhrin që të përdoret gazi me helm “Ciklon B” për të vrarë të burgosurit. Ciklon B përdorej fillimisht si një mjet dezinfektues, tymi i tij shkakton vdekjen brenda disa minutave. Që nga viti 1942, trupat SS i deportojnë hebrenjtë nga e gjithë Evropa në Auzhvic. Nga viti 1943, hebrenjtë, romët dhe të përndjekurit e tjerë nga nazistët vriteshin në mënyrë “industriale”:
Të burgosurit vriteshin në katër dhoma gazi dhe më pas digjeshin në furra të mëdha.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












