Bota
Holanda: Stacionet e gjelbëruara të autobusëve
Kundër zhdukjes së llojeve, kundër grimcave të ajrit dhe për një klimë më të mirë Utrechti ka shpallur luftë dhe do të ndryshojë diçka. 316 stacione autobusësh janë gjelbëruar për bletët, buburrecat e të tjera insekte.
Administrata e qytetit holandez ndërmori një nismë në dukje të thjeshtë, por që është mjaft efikase: Kjo i ka gëzuar jo vetëm insektet e rrezikuara të zhduken, por edhe qytetaret e qytetarët në Utrecht. Interesi për projektin është i madh nga mbarë bota, edhe shumë qytete gjermane po e ndjekin këtë model.
Në një sipërfaqe afërsisht gjashtë metra katrorë në strehat e stacioneve të autobusëve rriten bimë, që konsiderohen si të qendrueshme. Ato kanë nevojë për diell për pak ujë dhe mund të përballojnë edhe temperaturat nën zero me minus përgjatë dimrit. Një oaz i gjelbër në të cilin mund të gjejnë qetësi insekte të të gjitha llojeve, përcjellë albinfo.ch
Mirëmbajtja e stacioneve të zakonshme të autobusëve kushton rreth 2000 Euro në vit, ndërsa për ato të gjelbëruara duhen edhe 200 Euro më shumë. Pra 10 përqind kosto më tepër, por prej kësaj pritet të arrihet shumë, na thotë Rolf van Laere, kujdestar i stacioneve të autobusëve: “Grimcat e ajrit thithen, e meqënëse këto bimë në përgjithësi lulëzojnë nga prilli deri në shtator, ka edhe mjaft ushqim për bletët e të tjera insekte”.
Stacionet e autobusit si shtëpiza
„Gjelbërim, shëndet dhe inteligjencë” – ky është slogani i vetëdijshëm i qytetit Utrecht, dhe administrata e vlerëson me shumë seriozitet këtë slogan. Rezultati është: 316 stacione autobusi që të japin kënaqësi si shtëpiza prej metali e xhami të gjelbëruara.
Njerëzit në Utrecht janë të entuziazmuar., sikurse shprehet një qytetar: “Eshtë një ide e mirë, që hapësira publike të përdoret në mënyrë efikase për mjedisin.” Por edhe një tjetër qytetare thekson: “Unë mendoj, që njerëzit me këtë do të bëhen më të vetëdijshëm për mjedisin dhe do ta kuptojnë, se çfarë hapash të vegjël mund të kontribuojnë për një ndryshim.”
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











