Lajme
Holanda pezullon vaksinimin me Astrazeneca për të gjitha moshat
Holanda ka ndaluar përkohësisht vaksinimin me Astrazeneca për shkak të efekteve të rënda anësore te gratë

Ministria holandeze e Shëndetësisë kishte vendosur që të premten në mbrëmje të mos vaksinojë njerëzit nën moshën 60 vjeç me vaksinën Astrazeneca. Shkas ishin rastet e efekteve anësore të rënda tek gratë, shkruan srf.ch.
Por, të shtunën, pasi u këshilluan me ministrinë, autoritetet shëndetësore vendosën të pezullojnë të gjitha vaksinat Astrazeneca, pavarësisht moshës së të vaksinuarve, për të parandaluar pasojat.
Rreth 700 persona në grupmoshën mbi 60 vjeç duhej të vaksinoheshin me Astrazeneca në ditët në vijim, transmeton albinfo.ch. Meqenëse nuk mund të garantohej që një numri të vogël të njerëzve në secilën qendër vaksinimi t`u injektohet e gjithë vaksina nga një ampulë, terminet e tyre janë anuluar për momentin.
Ndalimi i vaksinimit do të zbatohet deri më 7 prill.
Arsyeja e ndërprerjes së përkohshme të vaksinimit ka të bëjë me pesë raporte të trombozave që kanë ndodhur pas vaksinimit, te gratë midis moshës 25 dhe 65 vjeç. Një grua madje ka vdekur. Sipas autoriteteve, ende po hetohet nëse e gjithë kjo ka ndonjë lidhje me vaksinimin.
Deri më tani, rreth 400,000 njerëz në Holandë janë vaksinuar me Astrazeneca.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti