Lajme
Holanda mbështet marrëveshjet tregtare Kosovë-BE
Ambasadori i Holandës në Prishtinë, Robert Bosch ka premtuar të hënën ndihmën e Holandës për Kosovën sa i përket ripërtëritjes së marrëveshjes për preferencat tregtare në mes të Kosovë dhe Bashkimit Evropian.Gjatë takimi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj u diskutua për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve me theks të veçantë në fushën e ekonomisë që mbulohet nga MZHE-ja.
Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së marrëveshjes tregtare me BE-në, mungesa e së cilës po i shkakton probleme biznesit vendor.Në takim ambasadori Bosch shprehu interesimin dhe përkrahjen e shtetit holandez zhvillimit të fushave si industria dhe bujqësia.Nga ana e tij, ministri Beqaj duke falënderuar diplomatin holandez ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga Holanda, përfshirë këtu edhe çështjen e marrëveshjes tregtare me BE-në.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës Ambasada e Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Zvicrës në Suedi,... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














