Kosova
Holanda kërkon infermierë dhe mjekë nga Kosova
Ofron bursa studimi dhe punësim
Shteti holandez ka nevojë për rekrutim të infermierëve dhe mjekëve të rinj për të përmbushur nevojat e shërbimit shëndetësor të tyre.
Në një njoftim, agjencia ‘Partisan Medical Mercenaries’ tregoi se ky shtet ofron bursa studimi dhe punësim në të njëjtën kohë, për infermierët dhe mjekët.
Vlen të theksohet se bursa dhe punësimi për infermierët ofrohet me 1800 euro neto dhe diplomë ndërkombëtare, ndërsa pas diplomimit paga e tyre varion nga 2900 deri 3500 euro. Kurse paga për mjekët varion nga 5200 deri në 6500 euro, shkruan albinfo.ch.
Nisur nga tani, infermierët dhe mjekët e rinj nga Kosova tash e tutje do të kenë një mundësi shumë të mirë për avancimin e njohurive të tyre në universitetet e Holandës, si dhe punësimin e tyre në institucionet holandeze. Ky shtet është në kërkim të punëtorëve shëndetësorë për të mbuluar nevojat e shërbimeve në institucione të ndryshme, spitale, qendra rehabilitimi, shtëpi të moshuarve, infermieri rajonale etj.
Për këtë qëllim ka ardhur në Kosovë një nga agjencitë më kredibile dhe me përvojë në rekrutimin e punëtorëve shëndetësorë, ‘Partisan Medical Mercenaries’.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











