Futboll
Hitzfeld: Xhaka mund të luaj për Realin ose Barcelonën
“Arsenali është një klub i madh gjithashtu. Nëse Graniti merr një ofertë, unë do t’ia besoj Realit ose Barcelonës. Është një lojtar shumë dominues. Një lider”, nënvizoi Hitzfled

Granit Xhaka kishte debutuar për Zvicrën në moshën 18-vjeçare kur trajner ishte Ottmar Hitzfeld.
Trajneri gjerman kishte besim të madh në futbollistin shqiptar, madje, duke e inkuadruar në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër kreut të grupit, Anglisë, në ‘Wembley’ para 85 mijë shikuesve.
“Për mua nuk ka rëndësi është i vjetër apo i ri, me rëndësi të ketë potencial për të vazhduar në ekip. Kam besuar shumë nga Granitin, dhe kam marrë përshtypje të mira në stërvitje. Ai kishte shumë besim. Biseduam para ndeshjes nëse guxonte të luante në ‘Wembley’ dhe më tha “Pse jo”. Ai ishte i bindur në veten, kjo ishte shumë e rëndësishme”, thotë Hitzfled për ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja përfundoi 2:2. Xhaka ishte shpallur kampion i botës me Zvicrën U-17. Pas ty titujve me Baselin, Xhaka më 2012 nënshkroi kontratë pesëvjeçare në Gladbach. “Graniti e di në atë që ai është i aftë dhe çfarë mund të bëj”, shton tutje trajneri gjerman.
Në vitin 2016, ai transferohet në Arsenal për 40 milionë franga, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë zviceran i të gjitha kohërave, transmeton tutje albinfo.ch.
“Arsenali është një klub i madh gjithashtu. Nëse Graniti merr një ofertë, unë do t’ia besoj Realit ose Barcelonës. Është një lojtar shumë dominues. Një lider”, nënvizoi Hitzfled.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri