Sport
Hitzfeld: Shaqiri të mbetet edhe një kohë në FC Basel
Kalimi në skuadra të mëdha nuk do të ishte i mirë për të sepse do të kishte rrezik të qëndronte më shumë në bankën rezervë
Përzgjedhësi i përfaqësueses A të Zvicrës, Othmar Hitzfeld në një intervistë për blick.ch i sugjeron Xherdan Shaqirit që të mos e braktisë FC Baselin për ndonjë skuadër të madhe botërore. Kjo, për faktin se siç e thotë ai, edhe një lojtar kaq i talentuar sikur Shaqiri, në skuadrat e mëdha mund të përballet me konkurrencë të madhe, që mund të shkaktojë mbetjen në bankat e rezervistëve. Dhe kjo e shkatërron një lojtar.
“Unë do të gëzohesha sikur Xherdani të mbetej në FC Basel. Në kampionatin e këtushëm dhe në Ligën e kampionëve ai mund të zhvillohet më tutje. Zhvillimi i tij do të ndiqet nga klubet e mëdha edhe në Bazel. Kalimi në Bayern ose Man United nuk do të ishte i mirë për të sepse në një rast të tillë ai do të kishte rrezik të qëndronte më shumë në bankë . Asgjë nuk e zëvendëson lojen në fushë”, ka thënë Hitzfeld.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











