CH-Ballkani
Historike: Tuzi mund të udhëhiqet nga një shqiptar
Nëse fiton, Gjeloshaj do të udhëheqë komunën e dytë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, pas asaj të Ulqinit
Për herë të parë në Tuz votohet sot për të zgjedhur kryetarin e komunës. Kjo është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi.
Thirrjet që shqiptarët të votojnë të gjithë në këtë ditë nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Nikë Gjeloshaj është kandidati i përbashkët i koalicionit të tri partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar, shkruan “TCH”.
Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”, përcjell albinfo.ch.
Nëse fiton, Gjeloshaj do të udhëheqë komunën e dytë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, pas asaj të Ulqinit.
Politikanët në Tuz thonë se shumë shqiptarë nga diaspora janë kthyer në vendlindje për të votuar, në mënyrë që shqiptarët të jenë zot në komunën e tyre.
Të drejtë vote kanë të paktën 11.800 votues, që po shprehin vullnetin e tyre në 30 qendra votimi. Këto janë zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të ligjit që mundësoi krijimin e Komunës së Tuzit vitin e kaluar, duke e ndarë atë nga Podgorica.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













