Lajme
Historike: Diplomimi i kadetëve nga Kosova para presidentit amerikan
Dy kadetë nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “West Point”, në New York.
Tani këta dy kosovarë do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre të mësuara në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Në këtë ngjarje të diplomimit që është e rëndësisë së madhe, ka marrë pjesë edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar dy të rinjtë e diplomuar. “Urime kadetëve të rinj të diplomuar në Ëest Point. Jam shumë krenar me rininë tonë dhe përkushtimin e tyre për Kosovën. Arritjet si kjo nuk janë vetëm personale, por janë ngjarje të rëndësishme, të cilat republika jonë e re do t’i ruajë gjithmonë. E ardhmja e Kosovës është e sigurt falë rinisë sonë dhe përkrahjes së miqëve, si SHBA-ja”, ka shkruar Thaçi.
Festë kishin edhe në familjarët e kadetëve. “Duke percjellë live ceremoninë e diplomimit të Arelenës, oficerës ushtarake Kosovare, si kadete e akademisë më prestigjioze ushtarake të SHBA në botë, atë të Ëest Point, ku Presidenti Trump i uroi oficerët e rinj ushtarakë si liderë të ushtrisë amerikane”, ka shkruar një familjar i kadetes Shala.
Rrugët e Arelenës dhe Yllit në Akademinë Ushtarake, West Point do t’i ndjekin edhe dy kadetë të rinj nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit

















