Lajme
Historia interesante e shqiptarit nga Danimarka, i vlerësuar “Heroi i vitit”
Ndër shumë histori të ndryshme të shqiptarëve, është edhe ajo e Bekim Callakut, i cili më 11 gusht të vitit 2014, teksa kthehej në shtëpi, pas një takimi në një prej shoqatave shqiptare, humb rrugën, transmeton albinfo.ch.
Ai tregon se instinktivisht drejtoi makinën përgjatë kryqëzimit Mågevej dhe Tornsagervej në Kopenhagen, duke menduar se do të gjente rrugën për në shtëpinë e tij.
Por, Callaku u përball me një skenë agresioni. Ai pa një burrë të ulur mbi një grua, ndërsa ai e goditi atë rreth kokës dhe qafës me një thikë kuzhine. Pranë gruas shtrihej një fëmijë, i cili gjithashtu ishte goditur me thikë.
Ai rrefeu se ka ndaluar veturën e tij dhe ka vrapuar drejt burrit, ku ka tentuar ta ndalojë. Ata dolën dhe u përleshën, dhe burri u ndal me thikë pas Bekim Callakut. Bekim Callaku ka arritur ta mposhtë burrin, pas së cilës me goditje ka tentuar t’ia marrë thikën. Kjo përfundimisht pati sukses me ndihmën e dëshmitarëve dhe policisë.
Për këtë akt human ai është vlerësuar edhe nga fondi “Carnegie” për heroizëm, duke u shpërblyer me një medalje dhe 20,000 korona për heroizmin e treguar. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











