Kosova
Historia e Ujmanit: Sa miliona pagoi Kosova për këtë liqen?
Kredia prej 45 milionë dollarësh do të merrej nga Banka Botërore. Avdi Gjonbalaj, inxhinier i ujërave, që ishte pjesëmarrës në këtë projekt, ka thënë se shpronësim para shumë vjetësh ishte paguar nga Kosova, bile dhjetëfish më shumë se u kërkua
Kur u vendos që Kosova, atë kohë si krahinë në kuadër të ish-Jugosllavisë, ta zhvillonte këtë projektin për Liqenin e Ujmanit, u kalua një ligj në vitin 1972, që njihet edhe si zyrtarizmi i këtij projekti.
Kredia prej 45 milionë dollarësh do të merrej nga Banka Botërore. Avdi Gjonbalaj, inxhinier i ujërave që ishte pjesëmarrës në këtë projekt, ka thënë se shpronësim para shumë vjetësh ishte paguar nga Kosova, bile dhjetëfish më shumë se u kërkua.
“Meqenëse se është porositur projekti, kanë menaxhuar organi kompetent i Kosovës për ujëra, ka qenë Drejtoria Krahinore për Ujëra, bashkë me bujqësi e hidroekonomi e sektori ku kam punuar unë e ka udhëhequr projektin e të gjitha procedurat për me ja paraqit Bankës Botërore. Ka shku Banka Botërore përmes ish-Jugosllavisë i ka pranuar si interes, pastaj Banka Botërore i ka dërgu misionet për me bë vlerësimin e projektit, kanë qenë biseda të mundimshme, kanë kërkuar shumë detaje, kanë ardhur ekspertët e profileve të ndryshme. Atëherë Qeveria e Kosovës i ka furnizuar me të gjitha materialet me parametrat, ekonomikisht dhe Banka Botërore me e pranu si objekt atraktiv ekonomikisht është dashur të jetë shkalla e kthimit me qenë e lartë”, ka thënë Gjonbalaj për InDoks, transmeton Albinfo.ch.
Projekti po zhvillohej, por autoritet e atëhershme kosovare ishin në presion të madh. Dinamika e punëve ishte e madhe, kurse mbështetja nga federata e vogël. Megjithatë ia dolën. Gjonbalaj pasi ishte në komision, ka treguar se si u arrit deri te përfundimi i këtij projekti.
“Banka nuk ka investu projekte që nuk e kanë rentabilitetin e mjaftueshëm, prandaj janë zhvillu negociatat në vitin 1971 në emër të Kosovës, kryesisht në Prishtinë, komplet në ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, me përfaqësuesit e Kosovës. Është përpiluar kredia në vitin 1972 në prill të këtij vitit kemi startu me tenderim sipas udhëzimeve të Bankës Botërore, që kanë qenë mjaft të ashpra e të definuar mirë. Qeveria e Kosovës është dashur dy herë në vit t’i raportojë Bankës Botërore për avancimin e punimeve dhe me trajtu dinamikën e zhvillimit gjatë ndërtimit”, ka shtuar ai.
Disa ishin dikur edhe prona private, por Kosova atëherë si njësi federative i bleu ato, duke i shfrytëzuar, status që e kanë edhe sot. Nuk ishte as proces i lehtë e as i lirë. Pagoi një shumë milionëshe, ani pse tash në Uashington lidhet marrëveshje për të.
“Para se mu dhënë kredia është shpall zonë interesi, zonë eksplorimi ku shtrihet diga. Janë pesë komuna të prekura me kanale të ujitjes. Meqenëse në atë kohë janë krijuar rregullat juridike që kompensimi vetëm në bazë të çmimit të tregut me fillim parallogaritje ka pasur shpronësim ka kushtuar 1 milionë e 400 mijë dollarë, derisa është realizu i gjithë shpronësimi ka kushtuar 14 milionë e 800 mijë dollarë, dhjetëfishi i shumës së paraparë. Nuk ka pas trup pemë e as kotec pulash që nuk është vlerësuar e paguar nga Kosova”, ka potencuar Gjonbalaj.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











