Futboll
Historia e futbollistëve nga Kosova që luajnë për Zvicrën
Shumë futbollistë nga Kosova kanë qenë dhe janë pjesë e Zvicrës
Miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës më 29 Mars do të sjellë emocione të mëdha.
Për Zvicrën kanë luajtur shumë futbollistë me prejardhje nga Kosova, shkruan albinfo.ch.
Kapiten është Granit Xhaka. Ai ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës dhe 98 ndeshje me Natin dhe 12 gola. Ishte kampion i botës me Zvicrën U17 dhe nënkampion i Zvicrës me U21.
Zëvendëskapiten është Xherdan Shaqiri. Ai ka 100 ndeshje dhe 26 gola, që nga debutimi me 2010. Ka luajtur në tri Evropiane e tri botërore. Katari do të jetë i katërti.
Në katër botërore ka luajtur mesfushori Valon Behrami. Nga viti 2005 deri më 2018 ka luajtur 83 ndeshje dhe dy gola. Behrami ishte një mesfushor i jashtëzakonshëm për Natin.
I pari nga Kosova që luajti për Zvicrën ishte Milaim Rama. Ai luajti për Zvicrën shtatë ndeshje, duke përfshirë edhe në Euro 2004, në takimin ndaj Francës.
Ndërkohë, sulmuesi i njohur Albert Bunjaku ka gjashtë ndeshje me Zvicrën dhe gjashtë me Kosovën. Me Dardanët shënoi tre gola dhe pranoi të luajë pas pranimit në UEFA e FIFA.
Vetëm pesë ndeshje me Zvicrën ka Shani Tarashaj, i cili ka prejardhje nga Kosova.
Ndërkohë, Albian Ajeti ka 11 ndeshje me Zvicrën dhe një gol. Si Tarashaj, ashtu edhe Ajeti nuk janë ftuar në vitet e fundit për Përfaqësuesen Helvetike.
Andi Zeqiri ishte mes Kosovës dhe Zvicrës, kurse zgjodhi Zvicrën. Andi ka pesë ndeshje me Zvicrën dhe është ende në kërkim të golit të parë.
Kastriot Imeri është futbollisti i fundit nga Kosova që debutoi me Zvicrën, në përballje me Italinë, në nëntor të vitit 2021.
Edhe në grupmoshat e Zvicrës ka shumë futbollistë me prejardhje nga Kosova.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











