Kosova
Historia e dialektit më të veçantë në Kosovë
Ky qytet është njëra ndër rrugët apo vendet më të vjetra tregtare të territorit shqiptar. Edhe ditëve të sotme Rahoveci është shembull për përpunimin e tokës, e sidomos për kultivimin e rrushit.
Por veçoritë e banorëve të këtushëm nuk mbarojnë me kaq. Është dialekti, apo e folura e tyre, që I karakterizon këta njerëz nga pjesa tjetër e Kosovës, transmeton gazetametro, përcjell Albinfo.ch.
Mungesa e informacionit ka bërë që shumë njerëz në Kosovë të mendojnë që në Rahovec flitet bullgarisht. Disa të tjerë mendojnë se këtu flitet serbisht. Por këto paragjykime nuk qëndrojnë.
“Zanafillat e kësaj të folme të Rahovecit janë të lashta. Është një përzierjëe mekanike e shumë gjuhëve. Si gjuha maqedone, gjuha turke, arabe, ka fjali edhe të gjuhës serbe e të gjuhës së vjetër shqipe. Por nuk ka fare lidhje me gjuhën bullgare”, ka thënë një rahovecian.
Ai mendon se nga para vitet 1900, dyndjet e popujve që ishin larguar nga Kosova për në vise të tjera ku kanë jetuar. Pas dëbimit të dhunshëm nga Serbia, sipas tij, janë vendosur në Rahovec nga vende të ndryshme, transmeton gazetametro, përcjell Albinfo.ch.
Mirëpo, ndonëse të gjithë e dijnë, pak e flasin para kamerës. Ata theksojnë se janë shqiptarë dhe se kjo gjuhë nuk është e nënës por një gjuhë e mbetur.
Ndryshe, të gjithë rahovecianët e përsërisin se gjuha që për shumëkënd po cilësohet si bulgare, nuk ka të bëjë fare me të, mirëpo është një përzierje nga popullsia që vijnë nga vende të ndryshme
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














