Futboll
Historia e Ardon Jasharit, futbollistit shqiptar që u ftua nga Zvicra në Botëror
Përzgjedhësi Murat Yakin befasoi shumëkënd kur ftoi futbollistin 20-vjeçar
Është vetëm 20-vjeçar, por kapiten dhe lider. Një futbollist i pjekur dhe ardhme të ndritur. Është ky Ardon Jashari, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori 20-vjeçar debutimin e tij me Zvicrën e kishte bërë më 27 shtator në ndeshjen ndaj Çekisë, ku ishte paraqitur vetëm për një minutë.
Më parë ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës. Këtë edicion Jashari në elitën e futbollit zviceran ka luajtur në 13 takime dhe ka dhuruar katër asistime. Ai është kapitenit i skuadrës, ndërsa jo shumë kohë më parë luante për U21 të kësaj skuadre, ndërsa ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026.
Shumë skuadra evropiane e kanë nën vëzhgim dhe shumë shpejt mund të luajë në Top 5 ligat evropiane. Kupa e Botës në Katar do të jetë një ëndërr për të dhe mundësi për të dëshmuar aftësitë e tij, shkruan tutje albinfo.ch.
Përzgjedhësi Murat Yakin zbuloi se si ka bërtitur nga gëzimi në telefon kur e mësoi lajmin se do të jetë në Katar. Ai e sheh Jasharin si me potencial të madh për të ardhmen.
Prindërit e tij janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











