Lajme
Historia e 20-vjeçarit që shpëtoi 10 pasagjerë në aksidentin tragjik në Greqi
Theu xhamat e trenit me grushte
Një histori shprese vjen nga Greqia në zi për aksidentin e trenit të ndodhur mbrëmjen e së martës pranë Larisës, i cili, sipas bilancit të fundit, ka shkaktuar 57 viktima.
Bëhet fjalë për një notar 20-vjeçar, i cili studion në Selanik dhe që ndodhej në vagonin e dytë të trenit të pasagjerëve të përfshirë në përplasje, Andreas Alikaniotis, përcjell albinfo.ch.
Pas përplasjes, studenti në vend që të largohej nga flakët, ka qëndruar në tren, ka thyer me duar xhamat e dritareve dhe ka ndihmuar njerëzit të dalin.
“Ai shpëtoi të paktën dhjetë prej tyre”, tha një mjek në spitalin e Larisës, i cili ka treguar në Facebook historinë e djaloshit, duke e konsideruar një engjëll në tokë.
“Ai është një hero sepse, pavarësisht se ka rrezikuar jetën e tij, nuk e ka braktisur vagonin me gjithë zjarrin e madh që shpërtheu pranë tij, ka arritur të thyejë xhamin e dritareve dhe të shpëtojë të paktën dhjetë fëmijë, djem dhe vajza. Në këtë ditë të zezë, Andreas na tregoi se brezi i ri i grekëve ka dashamirësi, parime dhe etikë! Urime ty Andreas dhe prindërve që të rritën!”, shkruan mjeku Tziastoudis.

E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











