Lajme
Historia 7-mijëvjeçare e Kosovës, përmes 3 artefakteve të ekspozuara në SHBA
Në Muzeun e Fieldit në Chicago, 3 artefakte të Kosovës po rrëfejnë historinë dhe kulturën tonë 7 mijë vjet të vjetër. Reliefi i Kamenicës dhe dy figurinat terrakote të Bardhoshit janë pjesë e ekspozitës “Mbretërit e Parë të Evropës”, së bashku me artefaktet e 11 vendeve të Evropës Juglindore, përcjell albinfo.ch.

Ky grumbullim i më shumë se 700 objekteve krah për krah nuk është shfaqur kurrë më parë si koleksion i përbashkët. Si i tillë po u ofron vizitorëve mundësi eksplorimi të historisë së ngritjeve në pushtet të mbretërve dhe mbretëreshave të para të Evropës së lashtë.

Ministria e Kulturës e ka mbështetur këtë prezantim të trashëgimisë sonë kulturore si dhe tërë procesin e pjesëmarrjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës në këtë ekspozitë, e cila do të zgjasë deri më 28 janar 2024.

E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











