Shkurt.ch
Hiqni këto brekë nga dritarja !
Gazetarët e akredituar të Pallatit Federal janë lutur që të mos i terin më teshat e tyre të brendshme në dritaret e Pallatit Federal.
Në pushim të drekës reporterët e Pallatit Federale shpesh shkojnë të notojnë në lumin Aar. Pas notit, ata kanë bërë shprehi të terin rrobat e tyre në dritare apo në ballkonet e zyrave të tyre.
Punonjësit federalë të cilët punojnë në Pallatin në fjalë ballë për ballë nuk e pëlqejnë aspak këtë veprim. Departamenti i Punëve të Jashtme, i cili mirëpret mysafirë të huaj, është ankuar në lidhje me këtë situatë. Sipas gazetës shumë serioze “Neue Zürcher Zeitung”, e cila dje vuri në pah këtë çështje, Shërbimi i Sigurimit të Pallatit Federal nëpërmjet një shkrimi ka rikujtuar rregullat për një sjellje me edukatë. “Dritaret nuk janë tela për të terë rrobat në mesditë për arsye se cenojnë dukshëm estetikën”, thuhet në mesazhin e lartpërmendur.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













