Lajme
Hiqet “Roaming”-u në vendet e Ballkanit
Vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Kroacinë dhe Bullgarinë, kanë rënë dakord që të heqin tarifat e Roaming-ut.
Në këtë marrëveshje janë përfshirë edhe Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina. Iniciativa ka filluar si përgjigje e uljes së çmimeve “Roaming” në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. BE-ja ka premtuar se deri në fund të vitit 2015 do të heqë tërësisht këtë shërbim të shtrenjtë të telefonisë mobile.
Iniciativa për të ulur çmimet Roaming mes shteteve të Ballkanit, të propozuara nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AEC) është diskutuar në takimin rajonal të rregullatorëve të shteteve të rajonit, e cila filloi të enjten në Shkup.
Me uljen e çmimeve Roaming ose heqjen plotësisht të këtij shërbimi, të gjithë qytetarët në vendet e Ballkanit do të kthehen lirshëm nga jashtë vendi pa paguar fatura të larta të shërbimeve telefonike dhe internetit. Sipas Bashkimit Evropian, është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së IT-së në rajon.
Siç raportojnë mediat në Shkup, vendet e Ballkanit kanë dorëzuar një kërkesë në BE që të përfshihen në agjendën dixhitale për të hequr shërbimin Roaming në mesin e tyre, edhe pse nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Marrëveshjet do të duhet të ratifikohet në parlamentet evropiane dhe çmimet Roaming pritet të zvogëlohen nga 1 janari 2015.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











