Lajme
Hiqet reciprociteti me Serbinë
Raportohet se pavarësisht kësaj nuk ka ndonjë numër të madh të automjeteve që presin në këtë pikë kufitare
Në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, lejohet importi i mallrave nga Serbia, çfarë shënon fundin e masave reciproke ndaj këtyre produkteve.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila i ka thënë Radios Evropa e lirë se tashmë ka hyrë një kamion nga Serbia në Kosovë, ndërsa ende nuk ka pasur qarkullim nga Kosova në Serbi.
“Ne jemi në kontakt me bizneset vendore dhe pritet që sot apo nesër të kalojë kamioni i parë nga Kosova në Serbi, me ç’rast do të shikohet funksionalizimi i marrëveshjes së arritur më 2 shtator në Bruksel”, ka theksuar Kusari-Lila.
Raportohet se pavarësisht kësaj nuk ka ndonjë numër të madh të automjeteve që presin në këtë pikë kufitare.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













