Lajme

Hiqet nga dyqanet qumështi kancerogjen

Nga dita e diel, sipas rekomandimeve të AVUK, janë nxjerrë nga shitja disa llojeve të qumështit, të cilat kanë rezultuar pozitiv në Aflatoksin

Pas heqjes nga shitja të peshkut aziatik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AVUK) ka hequr nga tregu edhe disa lloje të qumështit, të cilat kanë rezultuar pozitiv në Aflatoksin. Dyshimet e fundit për qumështin “Dukat” kanë ngjallur dyshimet se në Kosova shumë mallra janë kancerogjene.

Nga dita e diel, sipas rekomandimeve të AVUK, janë nxjerrë nga shitja disa llojeve të qumështit, të cilat kanë rezultuar si të dyshimta në bazë te rezultatit të parë te analizave.

“Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit të cilët përmes pikave të tyre të shitjes janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri ne marrjen e super analizës e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj do të vendoset për kthim eventual ne treg apo për asgjësim”, njoftoi Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK-ut.

AVUK ka marrë vendim që nga tregu të nxirren: Qumësht  “ MEGGLE” me origjine nga Bosnja dhe Hercegovina; Qumësht “Fast“  me origjinë nga Shqipëria; Qumësht “Primalat”  me origjinë nga Shqipëria; Qumështi  “ZOTT” me origjinë nga BIH dhe Qumështi Dukat.

“Për të ju shmangur çfarëdo mundësie që këto produkte të vinë ne kontakte të konsumatorit për përdorim lusim që llojet e produkteve  sipas brendit, përqindjes se yndyrës, llojit të paketimit, serisë së prodhimit vendit të origjinës qe po i prezantojmë, mos t’i blejnë dhe mos ti konsumojnë”, rekomandon AVUK.

Zëdhënësi i AVUK thotë se në bashkëpunim me importuesit i ka tërhequr nga tregu pothuajse të gjitha produktet e këtyre produkteve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke parë nevojën që është shfaqur për të rritur masën e kontrollit është duke punuar gjatë gjithë kohës në pika kufitare, por edhe në tregun e brendshëm ku deri me tani gjithçka është nen kontroll. Asnjë ngarkesë nuk është duke u lejuar të futet në Kosovë”, raporton Thaçi.